Naftëtarët e Ballshit dolën sërish këtë paradite në protestë ku dhe vendosen të hyjnë në grevë urie. Ka qenë vetë kreu i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj i pari që ka hyrë në grevë urie siç raportojnë mediat.
Mësohet se në grevën e urisë do të futen edhe gra. Ndërkohë kërkesa kryesore e tyre mbetet e njëjtë, ajo e rifillimit të punës në mjediset e uzinës.
Ata u mblodhën para uzinës, teksa shtuan se në Tiranë nuk iu dëgjua zëri
