Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Mbi 70% e bizneseve me rënie të shitjeve dhe fitimeve në 6-mujorin e parë

08:57 / September 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lokale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2020, gati 72 % e ndërmarrjeve të vogla raportuan një rënie të theksuar të nivelit të shitjeve. Situata ka rezultuar e ngjashme edhe për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, ku shitjet kanë rënë përkatësisht në 76.6% dhe 64.5% prej tyre, duke shfaqur gjithashtu përkeqësim krahasuar me të gjitha periudhat paraardhëse.

Rezultatet dolën nga një anketë që Banka e Shqipërisë realizoi në më shumë se 1300 biznese në të gjithë vendin për të testuar gjendjen e tyre financiare.

Gjendja e financiare e bizneseve shihet të jetë cenuar rëndë si në drejtim të shitjeve dhe fitimeve nga pandemia Covid -19.

Rezultatet paraqiten të ngjashme edhe për ndryshimin e rezultatit financiar për gjysmën e parë të vitit 2020, duke ndjekur ecurinë e balancës së shitjeve të përgjithshme.

Kështu, ndërmarrjet e vogla vlerësojnë rënie të theksuar të rezultatit financiar gjatë periudhës, me një balancë neto negative prej 70%, mjaft e zgjeruar në krahasim me periudhat paraardhëse. Edhe ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha deklarojnë balanca negative të rezultatit financiar, respektivisht 71.1% dhe 61.9%, në përkeqësim të ndjeshëm krahasuar me periudhat e mëparshme.

Pritshmëritë për gjashtëmujorin e ardhshëm janë pozitive për të tre grupet e ndërmarrjeve dhe më optimiste se në gjashtëmujorin paraardhës, çka shkon në të njëjtën linjë me pritshmëritë për ecurinë e shitjeve.

Për sa i përket pritshmërive për nivelin e shitjeve të përgjithshme në gjashtëmujorin e ardhshëm, ndonëse ecuria e shitjeve paraqet një situatë të rënduar, të tre grupet e ndërmarrjeve vijojnë të kenë pritshmëri pozitive lidhur me ecurinë e tyre. Për gjashtëmujorin e dytë të vitit, pritet një rritje e nivelit të shitjeve, madje ndërmarrjet paraqiten më optimiste në krahasim me periudhat e mëparshme.

Për sa i takon zgjerimit të veprimtarisë apo rritjes së investimeve për gjysmën e parë të vitit 2020, të tre grupet e ndërmarrjeve kanë shënuar balanca neto negative, përkatësisht 1.7% në rastin e ndërmarrjeve të vogla, 2.3% për ndërmarrjet të mesme dhe 9.2% për ato të mëdha.

Situata e krijuar nga pandemia ka ndikuar dukshëm në vendimmarrjen lidhur investimet apo zgjerimin e aktivitetit të ndërmarrjeve, duke e bërë të pamundur këtë aspekt për periudhën. Për gjashtëmujorin e ardhshëm (6MII 2020), balancat neto të përgjigjeve kanë rezultuar pozitive për të tre grupet e ndërmarrjeve, çka nënkupton pritshmëri për investim apo zgjerim të mëtejshëm të veprimtarisë, por në krahasim me periudhat paraardhëse të vrojtuara, këto pritshmëri janë më pak optimiste për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.