Hetimet për prishjen e Teatrit Kombëtar kanë nisur nga SPAK e cila ka bashkuar gjashtë kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në një çështje.
Mësohet se ka nisur marrja në pyetje për këtë çështje. Aleanca ka kërkuar që të hetohet prishja e Teatrit. ka depozituar kohë më parë një padi penale në SPAK kundër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryebashkiakut Erion Veliaj pasi sipas tyre kanë kryer veprën penale ” Vrasje të mbetur në tentativë” mëngjesin e 17 Majit.
