Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pezullimi i Artan Shkëmbit/ Shpërthen Berisha me akuza të rënda: Nga përgjimet gjermane është provuar ajo që ka denoncuar prej kohësh opozita

16:04 / September 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e shtetit, Artan Shkëmbi, i cili mbante edhe detyrën e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit.

Ky i fundit, sipas burimeve, dyshohet se ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një hetim pasuror që po kryhej në ngarkim të një shtetasi me precedentë penalë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se nga përgjimet gjermane është provuar ajo që ka denoncuar prej kohësh opozita shqiptare.

Postimi i plotë i Sali Berisha

Superskandal!

Bosi mafioz Artan Shkembi ne krye te KÇK (OFL).

Miq, pergjimet gjermane provuan ate qe opozita e ka deklaruar me kohe, se Artan Shkembi, Narkodrejtori i Organizates gjobvenese te narkoshtetit KÇK me emrin zyrtar OFL, ishte thjeshte nje trafikant.

Njeriu i narkodrejtorit te pergjithshem Ardi Veliut vet, nje trafikant i rrezikshem per implikimin e te cilit ne trafiqe ekzistojne 56 raporte zyrtare, Artan Shkembi u emerua ne ate detyre si gjobvenes dhe trafikant shteteror.

Zbulimi i bashkepunimit te tij me trafikantet nga pergjimet gjermane deshmon qarte dhe perfundimisht se mafia e droges eshte fytyra reale e narkoshtetit te Edvin Mafise. Ai u mor dje ne duar nga SPAK-u i partise, i cili ka si mision te vetem te laje jo para te pista por zyrtaret dhe trafikantet e narkoqeverise.

Drejtimin e Organizates Shteterore KÇK( OFL) e merr tani vet krye trafikanti ne krye te narkopolicise Narkodrejtori i pergjithshem Geron Veliu.

Drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e shtetit, Artan Shkëmbi, i cili njëkohësisht drejton edhe operacionin “Forca e Ligjit”, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Burimet thanë dje se, ditën e shtunë, GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të pezulluar nga detyra drejtuesin e lartë të Policisë deri në përfundim të hetimeve. Mësohet se SPAK po kryen hetime për “Shpërdorim detyre” për shkak të nxjerrjes së një sekreti hetimor nga ana e Artan Shkëmbit.

Burimet janë shumë të rezervuara për të nxjerrë sekretin hetimor të një dosjeje që duket se ka pikërisht këtë sigël, megjithatë të dhënat flasin për një hetim që po kryhet edhe në Gjermani.

Shkëmbi vetë ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman.

Artan Shkëmbi, i cili mbante edhe detyrën e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, dyshohet se ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një hetim pasuror që po kryhej në ngarkim të një shtetasi me precedentë penalë. Shkëmbi në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kreut të TaskForcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

I riu përplas për vdekje fëmijën 1 vjeçe e gjysmë në Farkë, prangoset nga policia

14:15 / August 27, 2026

Konflikti për linjën e ujit përfundoi në plagosje / Tiranë, pranga 35 vjeçarit, goditi me thikë administratorin e pallatit

11:24 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.