Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Humbi shikimin, Gëzimi braktiset nga familja: Vajzat mund të jenë para meje, por nuk i shoh

17:33 / September 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gëzim Hima
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme emisioni “Historia ime” ka trajtuar historinë e një burri të quajtur Gëzim Hima i cili lufton në verbëri të plotë dhe kërkon të mbijetojë. Ai ka ardhur në studio të rrëfejë historinë që i ndryshoi jetën, që ndryshoi raportet familjare e që e ktheu totalisht në një tjetër drejtim, jeta nuk parashikohet dhe historia e 57-vjeçarit e tregon më së miri këtë gjë.

Gëzim Hima: Jam divorcuar në vitin 2014 dhe prej 6 vitesh jetoj vetëm. Kam jetuar një vit e gjysmë në Vlorë sepse gjeta një ngohtësi nga kryetari i Bashkisë së Vlorës dhe gjeta një banesë me një çmim minimal 60 mijë lekë me ujë dhe drita brenda. Pasi shteti i nxorri të gjithë qiraxhinjtë atje jam detyruar të endem nëpër rrugët e Tiranës dhe Elbasanit.

Mirela Milori: Ke lindur i verbër?

Gëzim Hima: Jo jam dëmtuar në vitin 2006, kam kaluar një temperaturë të lartë trupi dhe jam dëmtuar nga shikimi komplet.

Mirela Milori: Po mjekët çfarë thanë?

Gëzim Hima: Temperatura ka gjetur nervin më të dobët dhe ka dëmtuar shikim. Jam verbuar plotësisht.

Mirela Milori: Të kanë dhënë ndonjë shpresë mjekët se mund të të rikthehet shikimi?

Gëzim Hima: Jo absolutisht. Kur ndodhi verbërimi im kam qenë i martuar dhe me dy vajza.

Mirela Milori: U ndatë sepse kishit probleme të mëparshme apo për shkak të verbërimit?

Gëzim Hima: Mendoj për problemet e shikimit. Kur shkoja tek njerëzit e ish-bashkëshortes dëgjoja duke diskutuar se vajzat mund të ngelnin pa u martuar se babi ishte qorr. Qind përqind mendoj se kjo ka qenë arsyeja pse ajo u nda nga unë, nuk mendoj asnjë arsye tjetër. Unë edhe i verbër kam punuar, kam shitur banane.

Mirela Milori: Si ndodhi divorci?

Gëzim Hima: Ish-bashkëshortja iku nga banesa që jetonim me qira dhe iku tek e motra. Pas tre ditësh kam shkuar e kam takuar dhe më ka thënë që nuk kthehem më në shtëpi. Ka vajtur në gjykatë, ka bërë padinë. Kur jetonim bashkë, bashkëshortja punonte kurse unë merrja 12 mijë lekë të reja se isha grupi i dytë. Me kalimin e kohës duke e parë mjekët që unë isha i paaftë më dhënë grupin e parë që ishte grupi 0. Nga grupi i parë unë marr 240 mijë të cilat 120 mijë paguaj dikë që më lëviz për Tiranë, Elbasan.

Mirela Milori: Ish-gruaja ka marrë kujdestarinë e vajzave dhe ti i ke paguar një pension?

Gëzim Hima: Po i kam paguar muaj për muaj 60 mijë lekë derisa e mbushën moshën e tyre të përshtatshme. Që në vitin 2014 nuk kam asnjë lloj kontakti. Kur jam në Elbasan mund të jenë para meje por nuk i shoh. /tvklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.