Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Isaraj ka aplikuar për anëtar i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve.
Gjatë fjalës së tij përballë grupit të punës, Isaraj ka kërkuar që të mos gjykohet nga kopertina, ndërsa theksoi se gjithmonë ka qenë skllav i ligjit.
Arben Isaraj: Jam jurist me profesion sot ushtroj detyrën e pedagogut të brendshëm në shkollën e magjistraturës dhe me këtë rast ne njerëzit jemi si librat dhe të gjithë na gjykojnë nga kopertina, por këtu nuk duhet të ndodhë kjo gjë dhe sigurisht nuk po ndodh përderisa po pyetemi në lidhje me atë se çfarë kemi bërë në jetë.
Eksperienca ime në lidhje me zbatimin e ligjit, lidhet me karrierën 32 vjeçare, jam ndesh jo vetëm me ligjbërjen kur flasim për hartimin e miratimin në Kuvend, në këtë botë njeriu është i lirë ta zgjedhë skllavërinë e tij, unë gjithë kohës në 32 vjet kam qenë skllavi i ligjit e s’ka ndodhur kurrë të marr qoftë një vërejtje te këmë pasur ndonjë ankesë apo masë në pozicionet e detyrat.
Jam i bindur që rol të rëndësishëm për zgjedhje të suksesshme ka konsolidimi i shtetit të së drejtës, ndëshkimi i atyre që manipulojnë zgjedhjet duhet të jetë i pakompromis.
Murrizi: Më vjen mirë që ke apliku, nëse shpirtërisht ndihesh i pavarur besoj se do i bëhej mirë organit ku do të shkoje.
Për mua është kënaqësi që një kapacitet i tillë vjen të ofrohet që me 25 prill mos të kemi më duar në zgjedhje.
