Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore

21:39 / September 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
muzeu kombetar trash
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria shënon sot Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe institucionet me disa aktivitete me rastin e saj synojnë të promovojnë trashëgiminë kulturore të vendit.

Me rastin e kësaj dite që shënohet më 29 shtator, në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë është hapur ekspozita me temë “Promovo trashëgiminë përmes fotografisë”, me fotot e realizuara nga qytetarët shqiptarë, në sitet dhe monumentet kulturore të Shqipërisë. 

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, në aktivitetin e hapjes së ekspozitës tha se fotografitë janë nga i gjithë vendi, nga veri deri në jug, të objekteve që i përkasin trashëgimisë kulturore.

“Është një ekspozitë e cila përmbledh pak a shumë fotot e bëra gjatë një hapësire kohore prej dy muaj e gjysmë. Një thirrje ne e kishim bërë nëpërmjet sitit tonë në mënyrë të tillë që gjithë dashamirësit e fotografisë të kishin dhe të bënin të mundur një vend për të ekspozuar, por dhe në të njëjtën kohë për t’i afruar pranë Muzeut Historik Kombëtar. Janë site kulturore nga jugu në veri dhe kjo tregon që thirrja jonë që kemi bërë eja në muze, eja pranë siteve të trashëgimisë kulturore është një thirrje e cila ka marrë një përshtatje, është përthithur nga popullsia”, u shpreh Koçi.

“Ajo që ne vërejmë me kënaqësi është një pjesëmarrje e madhe e brezit të ri në këtë ekspozitë”, tha më tej ai.

Ekspozita me dhjetëra fotografi të realizuara nga qytetarët shqiptarë, në sitet dhe monumentet kulturore të Shqipërisë, organizohet nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe do të qëndrojë e hapur për disa ditë.

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri është shpallur që nga viti 2003 dhe përmes saj institucionet synojnë të promovojë trashëgiminë kulturore përmes studimeve, ruajtjes dhe prezantimit të saj.

Në qendër të kësaj dite, sipas Muzeut Historik Kombëtar, qëndron përkushtimi i të gjithë atyre studiuesve që kanë kontribuar në studimet mbi trashëgiminë kulturore.

diten kombetare trashegimise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA do t’u anulojë vizat të huajve që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare

16:38 / August 20, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.