Ata që kanë nevoje të riaplikojnë për pasaporta udhëtimi nuk do të kenë nevojë të shpenzojnë kohën pranë policisë për të plotësuar formularë, por mund të paraqiten menjëherë në zyrat e aplikimit.
Kështu bëri të ditur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ai tha se Ministria e Brendshme ofron tashmë një gamë të gjerë shërbimesh online dhe se këtë angazhim do ta rrisë e thellojë edhe në të ardhmen. Ministri përmendi gjatë këtij prononcimi edhe faktin që shtetasit që kanë mbushur moshën 75 vjeç marrin karta identiteti pa afat skadence.
Ndërkohë ai bëri thirrje për të gjithë shtetasit që u ka skaduar ose që do t’u skadojë karta e identitetit, gjatë këtij viti, të aplikojnë në kohë për t’u ripajisur me këtë dokument shumë të rëndësishëm përmes të cilit merret çdo shërbim tjetër pranë zyrave të administratës shtetërore.
