Dy pedofilë u ekzekutuan në publik pasi u shpallën fajtorë për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një djali 12-vjeçar. Fajtorët Ëadah Refat 28 vjeç dhe 31-vjeçari Mohamed Khaled u dënuan për veprat penale në majin e vitit të kaluar, ndërsa u ekzekutuan me plumb pas koke në Aden, ditën e enjte, përpara qindra personave që ishin grumbulluar për të parë ekzekutimin.
Djali po luante pranë shtëpisë së njërit prej pedofilëve kur ata e kapën, e futën në shtëpi dhe e përdhunuan. Duke qenë se djali ulërinte dhe nuk po e pushonin dot, njëri prej tyre i preu fytin. Me vdekje është dënuar edhe një grua 33-vjeçare e cila ndihmoi pedofilët që të copëtonin trupin për të fshehur krimin. Sipas “El Mundo”, ekzekutimi i saj është shtyrë pasi ajo është shtatzënë.
Ndërkohë që edhe Shqipëria është tronditur nga ngjarja në Kavajë, ku një 13 vjeçare u përdhunua dhe abuzua në grup nga disa adoleshentë. Këto veprime të turpshme gati e shtynë atë të kryente vetëvrasje.