Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nxehet çuni i Fahri Balliut: Mos e kruani me motrën time

15:20 / February 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cuni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çuni i Fahri Balliut është nxehur dje seancën plenare në Kuvend, pasi i kanë përmendur të motrën, e cila ka qenë e përfshirë në biznesin vdekjeprurës në Gërdec. I paraqitur me një xhup të veshur, deputeti demokrat Klevis Balliu ka kërkuar nga deputetët e mazhorancës që të mos e “kruajnë” me motrën e tij.

“Zoti kryetar është bërë diçka e vazhdueshme këtu që kur s’janë deputetët në sallë, përmenden emrat e familjarëve. Nëse ka diçka për të thënë për familjen e ndokujt, ta flasi këtu, aq më tepër kur vjen nga goca e Natasha Xhackës që ka qenë e kërkuar për birësime të paligjshme.

Kështu që po pati mundësi, meqenëse po flasim edhe për etikë…deri tek Fahriu ju a kam lejuar duke qenë se ai merret edhe me ju, merruni edhe ju me atë, është fair game (lojë e drejtë). Po tek motra është off limits dhe bëni mirë që të mos e krruani atje sepse ka tjetër përgjigje, për Xhackën dhe të gjithë këta të tjerët që janë këtu”, është shprehur Balliu.

Fill pas fjalës së tij ka reaguar ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka. “O keni folur ju familjarisht me të bëra dhe të pabëra, duke futur hundët bir më bir si të kishit qenë ju nga ata komunistët atëherë që gjuanin njolla mbi biografitë e të tjerëve, s’e ka bërë njeri. Sa për nënën time djalë, ti i ke buzët me qumësht për të ditur se cfarë ka bërë ajo. Kështu që, herën tjetër, matu kur ta përmendësh atë. Për të pyet liderin historik, pyet Saliun sesi e zëvendësonte në atë kohë juristët e kohës me serën e vet të 6-mujorëshve. Je shumë i vogël t’i për të bërë histori, je i fundit”, iu kundërpërgjigj Xhacka.

balliu cuni motra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla refuzon mocionin e opozitës: PD nuk ka legjitimitet për të përfaqësuar protestën

11:17 / June 30, 2026

Balla: Shqipëria është nën sulm digjital, në protestë është përfshirë edhe regjimi iranian

11:14 / June 30, 2026

Rama: Protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shembëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërmohet në çika“

11:09 / June 30, 2026

Presidenti Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale

11:00 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.