Ish ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka komentuar debatin që u bë mbrëmë midis kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump- Joe Biden dhe u shpreh se nëse do duhet të zgjedhë një fitues ai është Biden.
Por, Arvizu në Politik On thekson se askujt nuk i ka pëlqyer ai debat që u bë mbrëmë.
Lela: E ndoqët debatin Trump-Biden dhe çfarë konkluduat kur ky debat përfundoi?
Arvizu: Unë e pashë të gjithën, 90 minuta. Ishte shumë e vështirë për ta parë dhe në fund nuk u ndjeva mirë.
Lela: Çdo të thotë nuk u ndjeva mirë? Ju kujtoj Shqipërinë?
Arvizu: Epo nëse do të ishte në Shqipëri do të ishte diçka që jam mësuar, por jam mësuar me stilin amerikan të debatit dhe duhet të kujtojmë që ne sponsorizonim debate të të rinjve.
Dhe kjo është çka unë jam mësuar duke qenë amerikan.
Lela: A pati të fituar nga ky debat?
Arvizu: Është e vështirë të thuash se dikush nga ata fitoi sepse kishte shumë biseda tyre dhe ishte shumë hutuese.
Bazuar në atë çka kam lexuar, mbrojtësit e Trump janë pro sfidave, por unë mendoj se njerëzve nuk ju pëlqeu aspak. Kështu që mendoj që Biden ishte fitues.