Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ai dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe tani janë në karantinë.
Presidenti 74-vjeçar është në grupin e personave me rrezik të lartë, për këtë arsye ai njoftoi me anë të një statusi në tëitter.
“Ne do ta kalojmë këtë së bashku,” shkroi ai, raporton BBC.
Kjo vjen pasi një nga këshilltaret e tij më të afërta u testua pozitiv për koronavirus.
Mjeku i Trump Sean Conley tha në një deklaratë se ai dhe zonja e parë “janë të dy mirë dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi”.
