Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbulohet se çfarë vodhi ish-gjyqtari i Lartë Admir Thanza 19 vite më parë në Itali

15:47 / February 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
adi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa rroba dhe produkte kozmetike janë sendet e vjedhura 19 vite më parë në Itali nga ish gjyqtari i Lartë Admir Thanza. Dënimin e drejtësisë italiane për këtë vepër penale ai e fshehu në formularin e dekriminalizimit dhe përballë vettingut karriera e tij u ndërpre.

Sipas materialeve të siguruara nga ReportTv, Thanza është dënuar fillimisht me 2 muaj burg dhe 150.000 lireta gjobë, por me gjykim të shkurtuar sipas nenit 444 të kodit italian përfundimisht atij dënimi i ka mbetur në fuqi për 2 muaj burg dhe gjoba është reduktuar në 100.000 lireta.

Por ndryshe nga formulari i dekriminalizimit dhe CV e tij prej 2 dekadash në sistemin e drejtësisë që e ka fshehur dënimin, përballë hetuesve Thanza e ka pranuar duke deklaruar “është e vërtet që jam dënuar në  Itali, por në interpretim të ligjit të dekriminalizimit nuk kam patur detyrim ta deklaroj këtë dënim”.

Thanza tashmë është marrë i pandehur ndërsa kërkesa për gjykimin e tij është depozituar në dhomën penale të kryeqytetit me akuzën e falsifikimit të formularëve stampave dhe vulave.

Hetimet për Thanzën përfunduan pas letër porosisë të mbërritur nga autoritetet italiane të cilat e konfirmuan dënimin për prokurorinë shqiptare me shkresën 3143/6 datë 26 dhjetor 2018. Thanza u shkarkua më 17 korrik 2018 nga komisioni i vettingut ndërsa dënimi i tij në shtetin italian u zbulua nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

thanza Vjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.