Partia Socialiste nuk gjeti mbështetjen e opozitës së re për ndryshimet në draftin e saj për reformen zgjedhore. Opozita bojkotoi mbledhjen duke thënë se PS nuk hap listat 100%, ndërsa socialistët votuan të vetëm formulën e koalicioneve me listë unike.
Ndërkohë, Partia Socialiste propozoi sot ndryshime të tjera në draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përpjekje për kompromis me opozitën parlamentare. Ajo pranon uljen në 1% të pragur zgjedhor dhe ndryshim të renditjes së kandidatëve në listë, por nuk prek formulën e koalicioneve siç kërkon PD-LSI.
