Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë regjistruar 159 raste të reja me koronavirusi në 24 orët e fundit në vend.
Sipas MSH-së, janë kryer 1085 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 159 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki
87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik.
Ndërkohë janë shëruar 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
