Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35 -vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje. Ndërkohë që janë arrestuar dhe tre drejtues mjetesh, pasi ngisnin makinën në gjendje të dehur.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.
Arrestohen në flagrancë dhe 3 drejtues mjetesh.
Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë ndalimin e shtetasit R.Zh., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
•M.P., 56 vjeç, pasi në rrugën “Urani Pano” dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka kanosur për shkak të detyrës dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.
•D.K., 42 vjeç dhe N.D., 52 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
