IKMT ka nisur përgatitjet për shembjen e një pallati 14-katësh në Durrësi i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.
Procesi i prishjes është parashikuar për pasditen e kësaj të shtune dhe do të kryhet me shpërthim të kontrolluar.
Ky pallat u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.
Sipas njoftimit nga IKMT, për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.
Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme.
Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.
