Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kthyen “përmbys” lokalin dhe rrahën personelin, policia vë në pranga dy personat e dehur në Elbasan

16:55 / October 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia ELBASAN 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për sherrin që ndodhi mbrëmë në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit mes disa të rinjve. Të arrestuarit janë Xh.T. 24 vjeç dhe A.M. 24 vjeç, të dy banues në Elbasan, ndërsa akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Shkatërrim të pronës private” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërkohë që u shpallën në kërkim J.Ç. 24 vjeç, banues në fshatin Xhyrë Librazhd dhe L.Q. 43 vjeç, banues në Elbasan, të cilët në momentin që kanë parë  shërbimet e policisë kanë mundur të largohen.

Por si ndodhi sherri?

Të arrestuarit dhe dy personat që janë në kërkim ishin duke pirë në lokal kur u konfliktuan me njëri tjetrin dhe stafin personelin e shërbimit të lokalit. Po sipas policisë Xh.T. A.M. dhe L.Q. nën efektin e pijeve alkoolike, për motive të dobëta janë konfliktuar  me personelin e shërbimit të këtij lokali  si dhe kanë dëmtuar tavolinat dhe banakun e lokalit, ku për pasojë është dëmtuar lehtë gjatë thyerjes së sendeve dhe orendive njëri prej klientëve që nisi konfliktin me inicialet A.M.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë  këtij të fundit ju gjet një dozë lëndë narkotike dhe në banesën e J.Ç. të cilën e kishte me qira  janë  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 16 doza lëndë narkotike  si edhe një shkop druri me disa vida druri metalike i përshtatur si armë e ftohtë. Sipas policisë nën efektin e pijeve alkoolike, të akuzuarit prishën qetësinë publike si dhe dëmtuan ambientin e lokalit./Abcnews/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

I riu përplas për vdekje fëmijën 1 vjeçe e gjysmë në Farkë, prangoset nga policia

14:15 / August 27, 2026

Konflikti për linjën e ujit përfundoi në plagosje / Tiranë, pranga 35 vjeçarit, goditi me thikë administratorin e pallatit

11:24 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.