Gjykata e Kukësit ka liruar nga qelia biznesmenin nga Kosova Fitim Syla dhe shoferin e këngëtares Fjolla Morina, Fitim Muji.
Ata u arrestuan bashkë me këngëtaren teksa hynin nga pika e kalimit kufitar të Morinës, pasi mbanin armë zjarri.
Gjykata e Kukësit ka vendosur lirimin e tyre për shkak se ka rezultuar se ata nuk i kishin prekur pistoletat që ishin brenda çantës së këngëtares.
