Situata e COVID në Francë sa vjen e përkeqësohet. Qeveria ka vendosur që të mbyllë disa njësi tregtare, si një masë parandaluese për grumbullimin e qytetarëve dhe përhapjen e virusit.
Vendimi është marrë sot dhe do të jetë në fuqi nga e marta, pasi ditët e fundit janë rritur shumë rastet e infektimit dhe autoritetet janë në nivel maksimal të alarmit.
Baret, palestrat dhe pishinat do të mbyllen të gjitha për dy javë në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit, tha shefi i policisë së qytetit.
Por mësohet se restorantet do të qëndrojnë të hapura, por duhet të zbatojnë rregulla të rrepta higjienike.
“Këto janë masa frenimi sepse epidemia po lëviz shumë shpejt. Ne duhet ta ngadalësojmë atë në mënyrë që sistemi ynë shëndetësor të mos mbingarkohet“, u shpreh shefi i policisë Didier Lallement gjatë një konference shtypi të hënën.
Niveli maksimal i alarmit në Francë hyn në fuqi kur shkalla e infeksionit tejkalon 250 iraste për 100,000 banorë dhe të paktën 30% e shtretërve të kujdesit intensiv janë të rezervuara për pacientët Covid-19.