Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fier, shtatë në pranga. Sekuestrohet droga gati për shitje

11:09 / October 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtatë persona janë arrestuar nga policia pas dy operacioneve duke sekuestruar 10 km kanabis sativa gati për shitje.

NJOFTIMI

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga strukturat e DVP Fier u finalizuan me sukses 2 operacione ku janë vënë në pranga 7 persona.

Operacioni antidrogë i koduar “Mërtishi”, në pranga 2 shtetas, të cilëve ju gjet dhe sekuestrua rreth 10 kilogramë lëndë narkotike gati për shitje.

Operacioni policor i koduar “Shëtitësit”, ku u godit një grup që kryente vjedhjen e gomave të makinave në Lushnje, Fier e Durrës. Vihen në pranga 5 autorët e dyshuar si dhe sekuestrohen një pjesë e gomave të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Mërtishi”, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. Dh., 71 vjeç dhe M. Dh., 42 vjeç (babë e bir), banues në Mërtish, Divjakë, pasi gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa të bëra gati për shitje.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2878878619065157/

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, falë një pune të mirorganizuar është finalizuar operacioni policor i koduar “Shëtitësit”, si rezultat i të cilit është bërë i mundur zbulimi dhe dokumentimi ligjor i disa ngjarjeve kriminale në fushën e vjedhjes dhe krimeve kundër pasurisë.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 27 vjeç, banues në Patos dhe K. Sh., 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”;

E. Xh., 19 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

P. A., 53 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”;

E. E., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se shtetasit E. H., K. Sh. dhe E. Xh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 5 rasteve të vjedhjes së gomave të automjeteve të ndryshme në qytetin e Lushnjës, Fierit dhe Durrësit. Gjatë kontrollit në gomisterinë e shtetasit P. A., në Patos, dhe në gomisterinë e shtetasit E. E., në Sheq, Fier, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga gomat e vjedhura.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së shtetasit E. Xh., në Roskovec, gjetën të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.