Një 14-vjeçare në Drenas, javë më parë dyshohet se u dhunua nga një burrë, ndërsa në dijeni ishte edhe nëna e saj, e dashura e burrit. Për këtë arsye, kanë përfunduar të dy në pranga.
Burime brenda Prokurorisë së Kosovës kanë bërë të ditur se gruaja ishte nëna e 14-vjeçares, e cila kishte një lidhje jashtëmartesore me burrin që i dhunoi vajzën, me dijeninë e saj.
Nëna në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës ka kryer marrëdhënie s*ksuale edhe me 14-vjeçaren.
Mediat kosovare mësojnë se babai i të miturës, i cili njëkohësisht është edhe burri i gruas së dyshuar ka të meta mendore.
Po ashtu, gruaja e dyshuar ka edhe fëmijë të tjerë me burrin me të cilin është e martuar. Teksa gruaja dhe i dashuri i saj janë në paraburgim, vajza gjendet në strehimore.
Burimet brenda Prokurorisë së Shtetit bëjnë të ditur se po shqyrtohet mundësia që shteti t’i marrë nën përkujdesje edhe fëmijët e tjerë.