Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“PS nuk i intereson, por listat janë të hapura 100%”- Balla: Kemi marrë shembullin më të mirë në Europë

21:56 / October 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se listat në zgjedhje janë 100% të hapura.

Balla theksoi se është marrë shembulli më i mirë në Europë dhe është sjellë në Shqipëri.

“Më 30 korrik, nuk ka pasur asnjë parti që të jetë kundër hapjes së listave. Duhet të urojmë KQZ-në e re. Ne kemi marrë shembullin më të mirë në Europë dhe e kemi sjellë në Shqipëri. Më 5 tetor, Kuvendi zgjodhi se cili është sistemi më i mirë në Europë për zgjedhjet.

Ajo që kemi bërë është që kemi marrë ligjin elektoral kroat dhe e kemi vendosur në Shqipëri. Listat janë të hapura, kjo gjë nuk diskutohet. Ne si PS si parti e madhe nuk na interesojnë listat e hapura, por ne i kemi pranuar”, tha Balla.

Taulant Balla vlerësoi se edhe PD është dakord me këtë sistem nën tavolinë.

“Mund të kemi listë nga i pari tek i 14-i, i katërmbëdhjeti zgjidhet deputet, ndërsa i pari mund të mos bëhet deputet. Në Elbasan për shembull, nga 14 deputetë, mund të ndodhë që shtatëshja e dytë të futet në parlament, ndërsa shtatëshja e parë mund të ngelet jashtë Kuvendit. PD është dakord poshtë tavolinës me këtë sistem. Ky është një sistem që unë nuk gjej arsye pse PD të jetë kundër.

Partia Demokratike po qan me lotët e dikujt tjetër për këtë sistem, nuk i ka lotët e veta. Ke dy vota gjithsej, një për partinë dhe një për deputet. I ka shanset që i pari të dalë i fundit dhe i fundit të dalë i pari”, u shpreh Balla.

balla europe listat shembullin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.