Skënderbeu mori një goditje të madhe nga KAS, që konfirmoi dënimin 10-vjeçar të tyre nga UEFA për mospjesëmarrje në kometicionet europiane. Megjithatë, në Korçë nuk janë dorëzuar dhe kanë zgjedhur një strategji për të bërë të mundur mbijetesën në elitë.
Presidenti Takaj nuk do të shpenzojë më shuma të mëdha, por bashkë me drejtorin Fakiç dhe trajnerin Ahmataj janë përqëndruar në formimin e një skuadre me talente të rinj dhe cilësor, të ndërthurur me disa lojtarë me eksperiencë. Në fund ata mundën të bëjnë merkato pas zgjidhjeve të konflikteve me disa lojtarë dhe tashmë ata kanë përfunduar ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.
Këtë klubi korçar e tregon përmes një fotoje prezantuese, ku janë shfaqur të gjithë lojtarët e ekipit të parë dhe stafi drejtues me në krye Ahmatajn. Në skuadrën e Skënderbeut bëjnë pjesë talente si Rrapaj, Çela e Mara, teksa edhe Bicaj është rikthyer për të ndihmuar ekipin, ku arriti një nga sukseset më të mëdha në karrierë.
