Që prej ikjes nga “Xing me Ermalin”, u duk sikur Rashel Kolaneci ia kishte vënë syrin vetëm një formati të vetëm, “Procesit Sportiv”, por jo. Ishte vetë Rashel e cila e bëri publik lajmin përmes një postimi në Instastory-n e saj. “Duplex Show i uroj shfaqje të suksesshme dhe sezon të mbarë! Me pak fjalë, po i bie si nga Kina. Nga dita e shtunë më ndiqni në Klan si pjesë e trupës! Duplex Show, zyrtarisht e jotja!”- shkruan Kolaneci, e cila duket se është më shumë se entuziaste për projektin e saj të ri, ku me shumë gjasa do të njihemi me aftësitë e saj si aktore.anabelmagazine
Add A Comment




