Përfaqësuese të Unionit të Gazetarëve të Shqiperise, nisën sot një tur në Malësi të Madhe. Ata janë gazetarë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë si dhe nga trevat përtej kufirit. Në Malësi të Madhe do të qëndrojnë dy ditë, të angazhuar në një aktivitet për promovimin e vlerave të kasaj zone.
Kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj falenderoi Unionin për nismën e marrë dhe theksoi se bukuritë e natyrës shqiptare në përgjithëse dhe ato të Malsisë në vecanti janë mahnitëse dhe se duhen promovuar më shumë nga mediat shqiptare.
Ne ceremoninë e parë iu dha titullin “Qytetar Nderi” profesorit dhe gjuhtarit Gjovalin Shkurtaj dhe kjo e emocionoi pa masë profesorin e njohur.
Gazetarët do të bashkëbisedojnë nesër në lidhje me punën e tyre si zëdhënës rajonal si dhe do të asistojnë në promovimin e librit të botuesit të Koja Jonë, Nikolla Lesi, “Kështjella e medias”, një libër ky që do të tregojë udhëtimin e vështirë të gazetës, sidomos ngjarjet e rënda të vitit 1996 kur ajo u dogj nga regjimi.
Unioni i Gazetarëve te Shqiperise e ka kthyer ne tradicionale organizimin e një aktiviteti të tillë çdo vit në njërën nga bashkitë e vendit.