Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të deputetit Ralf Gjoni që bëri në Kuvend duke akuzuar komisionerin Oliver Varhelyi se po gënjen në disa pika, Rama tha se ai është treguar gjithmonë i ndershëm në thënien e gjërave qoftë për ne, qoftë edhe në Bruksel kur flet për ne.
Rama: Që në sekondën e parë komisioneri ka qënë mbështetës i pakursyer të rrugës së çeljes së dyerve për të negociuar në anëtarsimin në BE. nuk është mjaftuar me aq por është angazhuar për një plan masiv ekonomik dhe financiar për të gjithë rajonin. Dua ta falenderoj publikisht për mbështetjen dhe mënyrën e qasjes ndaj çështjeve dhe ndershmërinë në dhënien e gjërave ashtu siç janë. Jemi shumë mirënjohës dhe bashkëpunimi me Komisonin ka dhënë fryte dhe patjetër në gjithë ato aspekte që lidhen në çuarjen përpara të axhendës, ne kemi shkuar përpara në bindje të plotë. Jo sepse na i kërkon Brukseli por sepse është detyrim ndaj fëmijëve tanë. Plani i ri ekonomik është një mundësi e jashtëzakonshme e re që krijohet nga ky Komision që ka ardhur me qasje të re në rajort me rajonin. Dua të theksoj se ky plan është provë që qëndron në vizionin e Shengenit Rajonal. Vizioni i një rajoni ky bashkëpunimi është e vetmja rrugë për të dalë në një tjetër hapësirë për t’i lënë gjeneratave të tjera një Shqipëri shumë më të mirë. Ka shumë aspekte, por kryesor është që plani do të na ndihmojë të integrohemi me BE. Komisioneri ka qënë telefonata e parë nga jashtë për të më garantuar se do të jenë pranë. Jemi në një moment kur marrëdhëniet me Komisionin Europian kanë një konkretësi shumë të madhe.
Varhelyi: Faleminderit për fjalët e mira. Nuk i meritoj se po bëj detyrën time.
