Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e ka nisur fjalimin e gjatë në sesionin palamentar, duke e quajtur Jeruzalemin “qyteti ynë”.
“Jeruzalemi ka qenë qyteti ynë për mijëra vjet,”-ka thënë Erdogani.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nënkuptuar se Jeruzalemi i përket Turqisë, duke iu referuar kontrollit që Perandoria Osmane kishte mbi qytetin.
“Atë qytet na u desh ta lëmë mes lotësh gjatë Luftës së Parë Botërore, por ende mund të gjesh gjurmë të rezistencës Osmane. Kështu që Jeruzalemi është qyteti ynë, një qytet nga ne,”– ka thënë Erdogani.
Gjithashtu, Erdogani shtoi se muret e qytetit të vjetër janë ndërtuar nga Sulejmani i Madhërishëm, duke e quajtur cilësuar çështjen e Jeruzalemit si një problem gjeopolitik.
“Së pari, pamja aktuale e Qytetit të Vjetër, e cila është zemra e Jeruzalemit, u ndërtua nga Sulejmani i Madhërishëm, me muret e tij, pazarin dhe shumë ndërtesa. Paraardhësit tanë treguan respekt për shekuj me radhë duke e mbajtur këtë qytet kaq të vlerësuar. Çështja e Jeruzalemit nuk është një problem i zakonshëm gjeopolitik për ne,”- është shprehur Erdogani.