Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Europa po përballet me rritje të rasteve me COVID-19, paralajmërimi i i fortë i Gjermanisë

08:59 / October 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
itali koronavirus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Republika Çeke raportoi një rekord prej 5,335 rastesh të reja me koronavirus, derisa Gjermania shënoi më shumë se 4,058 raste, thanë zyrtarët shëndetësorë qeveritarë në këto dy vende të Bashkimit Evropian.

Disa vende tjera evropiane kanë shprehur shqetësime për rritjen e rasteve të reja me COVID-19.

Republikën Çeke me 10.7 milionë banorë, ka regjistruar një rritje të shpejt të shifrave të të infektuarve në dy javët e fundit.

Gjermania paralajmëroi se vendi mund të humbasë kontrollin ndaj pandemisë pasi shifra e 8 tetorit është gati dyfish më e lartë se ajo e një dite më parë.

Në kulmin e pandemisë në fund të marsit dhe fillim të prillit, Gjermania shënonte më shumë se 6.000 raste të reja në ditë. Më pas numri i rasteve të reja filloi të shënojë ulje të ndjeshme. Por, situata ndryshoi përsëri në korrik.

Numri i të vdekurve në Republikën Çeke u rrit në 829 më 7 Tetor, ndërsa Gjermania arriti në shifrën 9,571.

Italia, e cila po ndërmerr hapa për të mbajtur situatën nën kontroll, vendosi masën e mbajtjes së maskës në ambient të hapur dhe gjoba deri në 1,000 euro për shkelësit e këtij rregulli.

Vendi, i cili u godit rëndë në fillim të pandemisë, po përballet me një rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve që nga fillimi i gushtit, por shkalla e përgjithshme është aktualisht ndër më të ultat në Evropë./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Uragani Isaias godet Florida-n, erërat arrijnë 169 kilometër për orë, mbi 500 mijë familje mbeten pa energji elektrike

17:41 / October 10, 2026

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Zelensky: Finlanda do ta furnizojë Ukrainën me municione për avionë F-16 në ditët në vijim

17:01 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.