Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Florida ku një 12-vjeçar kishte marrë me vete në shkollë tre pistoleta për tia treguar shokëve të tij.
Ka qenë mësuesja e shkollës ajo e cila i ka mbajtur çantën të miturit, dhe duke qenë se ishte shumë e rëndë ajo e kishte kontrolluar. Mësuesja kishte lajmëruar policin pasi zbuloi se ndodheshin dy pistoleta dhe karikatorë. Ndërkaq, i mituri kishte me vete dhe një armë gjysmëautomatike.
Nëna e djalit kishte rrëfyer se pak ditë më parë ai kishte vrarë me armë zjarri qenin e shtëpisë.
