Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Me 4 kg kanabis me vete në makinë, në pranga 32-vjeçari në Tiranë

12:14 / October 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Tiranes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se ka vënë në pranga një 32-vjeçar, teksa gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjet një sasi prej 4 kg kanabis sativa.

Policia bën të ditur se kishte informacion për personin në fjalë se merrej me shitjen e drogës dhe organizoi operacionin “Street” për arrestimin e tij.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni policor i koduar “Street”.

Vihet në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike.

Sekuestrohen një sasi dozash me lëndë narkotike cannabis sativa, një shumë e konsiderueshme parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 32-vjeçar merrej me shitjen e lëndëve narkotike dhe lëvizte me mjet nga zona e Parkut në drejtim të rrugës “Muhamet Gjollesha”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Street”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 4 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një shumë të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit A. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.