Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Disa fakte që ndoshta nuk i dinit për Nobelin e Paqes

17:18 / October 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nobeli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimi Nobel për Paqen iu dha sot Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, njoftoi komiteti norvegjez i Nobelit duke argumentuar se nevoja për zgjidhje shumëpalëshe ishte “më e dukshme se kurrë”.

“WFP njihet për përpjekjet e tij për të luftuar kundër urisë, për kontributin e tij në përmirësimin e kushteve të paqes në zonat e prekura nga konflikti dhe për të luajtur një rol kryesor në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë si armë lufte”, theksoi kryetari i komitetit Nobel, Berit Reiss-Andersen.

Çmimi Nobel për Paqen, i dhënë për herë të parë në vitin 1901, nderon ata që kanë bërë punën më të madhe ose më të mirë për miqësinë midis kombeve, për heqjen ose zvogëlimin e ushtrive si dhe për mbajtjen dhe promovimin e kongreseve të paqes.

Fakte të tjera për çmimin:

Çmimi për paqen e ka marrë emrin nga industrialisti suedez, Alfred Nobel, i cili shpiku dinamitin.

Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore kontribuan në vendimin e komitetit për të mos dhënë çmime në disa nga vitet në vijim, 1914, 1915, 1916, 1918, 1923, 1924, 1928, 1932, 1939, 1940, 1941, 1942, 1943, 1948, 1955, 1956, 1966, 1967 dhe 1972.

Pesë anëtarët e komisionit emërohen nga parlamenti norvegjez për një mandat gjashtë vjeçar. Ata janë të pavarur nga parlamenti.

Politikanët, akademikët, ish-fituesit e çmimit, drejtorët e instituteve të kërkimit të paqes dhe anëtarët aktual dhe të kaluar të Komitetit Nobel janë mes atyre që kanë të drejtë të propozojnë kandidatë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka fituar tre herë çmimin (1917, 1944, 1963), ndërsa Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB për refugjatët, dy herë (1954 dhe 1981).

Themeluesit të Kryqit të Kuq, Henry Dunant dhe themeluesit francez të shoqërisë së paqes, Frederic Passy, iu dha çmimi i parë Nobel për Paqen.

Fituesja më e re ka qenë Malala Yousafzai, 17 vjeçe, në vitin 2014.

Më i moshuari, Joseph Rotblat, 87 vjeç, në 1995.

Që nga viti 1905, 17 gra kanë fituar çmimin, e para në vitin 1905 dhe e fundit në 2018.

Le Duc Tho, i cili fitoi çmimin së bashku me Henry Kissinger, në vitin 1973, për negocimin e marrëveshjes së paqes që do të përfundonte luftën e Vietnamit, deklaroi se nuk mund ta pranonte pasi paqja nuk ishte vendosur akoma.

Tre fitues u burgosën në kohën e çmimeve të tyre, pacifisti gjerman dhe gazetari Carl von Ossietzky (1935), avokatja e demokracisë në Mianmar, Aung San Suu Kyi (1991) dhe aktivisti kinez për të drejtat e njeriut, Liu Xiaobo (2010).

Dag Hammarskjold-it iu dha çmimi pasi humbi jetën, në vitin 1961.

Nga viti 1974, fondacioni ”Nobel” vendosi që çmimi nuk mund të jepej pas vdekjes, përveç rasteve kur ndodh pas shpalljes së Nobelit.

Emrat e të nominuarve për çmimin Nobel për Paqe mund të mos bëhen të ditur për 50 vjet. Tashmë e dimë se Joseph Stalin, ishte nominuar dy herë, dhe Adolf Hitler, në vitin 1939. Mahatma Gandhi u nominua në vitet 1937, 1938, 1939, 1947 dhe 1948, pak para vrasjes së tij.

Në vitin 2016, u paraqit një numër rekord me 376 nominime, ku 228 ishin për individë dhe 148 për organizata. 301 nominimet në vitin 2019 përbëjnë numrin e katërt më të madh të kandidaturave.

Që nga viti 2019, janë dhënë çmime për 107 individë dhe 24 organizata.

Çmimi i këtij viti vlen 9 milion korona (908 000 dollarë). /Atsh

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.