Kryeministri Edi Rama ka ironizuar presidentin Ilir Meta në lidhje me dekoratat që ky i fundit ka dhënë kohët e fundit.
“Luli është pasagjer. Monika është faturino. Do jetë fushatë interesante. Më ka ardhur shumë keq kur më akuzonin se doja t’i ndaja. Të gjithë bashkë. Kemi dhe boshllëkun e lënë nga djali i Fahriut. Por do marrë dekoratë Fahriu. Për merita të veçanta. Duhet ta ndihmojmë Ilir Metën që t’u thotë shqiptarëve çfarë do akoma. Asnjë nuk i ka pasur ato që ka pasur ai. U bë kryeministër 30 vjeç, kryeparlamentar 40, president 50. Ça do për 60 vjeç, përveç dekoratës?”
Ai u shpreh se kështu si e ka nisur Meta, do t’i japë Skënderbeut medaljen “Nënë Tereza”, ndërsa shtoi se edhe Enver Hoxha një dekoratë ka dhënë, atë për Selam Musain.
“Është presidenti i parë dhe i fundit, që jep dekorata për ata që kanë vdekur përpara se ky të lindte, nuk ka, nuk ekziston. Mbretërit dhe presidentët nuk japin dekorata për ata që kanë vdekur më parë, për një arsye të tjeshtë, dekorata është një simbol që të shquan ty nga të tjerët. Të gjallë për të gjallë, ka dekorata të posaçme për ata që vriten në krye të detyrë sot. Vritet një ushtar në Afganistan, i jepet dekorata të shoqes. Po që ti të dekorosh heronjtë e popullit, kjo e tejkalon Boratin. Çfarë e bën Ilir Meta Vojo Kushin, se ai është Hero i Popullit, ky e bën mjeshtër të punës? Se supozohet që ai është më lartë. Ky Vojo Kushin nga çfarë lartësie e sheh? Enver Hoxha ka dhënë vetëm një herë, dhe ka dhënë për Selam Musain. Ja dha ky prapë. Dhe ajo ka qenë e vetmja shkelje e protokollit.
Abdyl Frashëri thotë i jep dekoratë Ilir Meta. Imagjinoni këta në varr se si mund të rrotullohen kur u vete zëri që keni një dekoratë për të marrë. Dhe dekoratën e Vojo Kushit e merr një që s’e njihte as familja. E ka gjet aty te kafja e LSI. Dhe del e thotë jam me Margarita Tutulanin. O Ilir leri të rënët në punët e tyre. She kështu siç e ka nisur kam përshtypjen do t’i japë Skënderbeut me Urdhrin e Nënë Terezës. Ku shkon, Borati. Doli dhe Andi Bushati, ky tjetër ky, ky thoshte që Rilindja i ka problem këta”, tha Rama.
