Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ambasada Amerikane jep lajmin shumë të rëndësishëm për shqiptarët

18:51 / October 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ambasada Amerikane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë me dije se ditën e sotme shefja e Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Karen Rilew dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për të themeluar zyrtarisht Njësinë e Përbashkët Policore SHBA-Shqipëri. Kjo njësi do të luftojë mashtrimet me vizat, pashaportat dhe dokumentet e tjera të udhëtimit, si dhe do të hetojë krime në interesin e përbashkët.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Sot, Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Karen Rileë dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu nënshkruan një Marrëveshje Mirëkuptimi për të themeluar zyrtarisht Njësinë e Përbashkët Policore SHBA-Shqipëri, e cila do të luftojë mashtrimet me vizat, pashaportat dhe dokumentet e tjera të udhëtimit, si dhe do të hetojë krime në interesin e përbashkët. Kjo njësi, e përbërë nga hetues me përvojë nga Policia e Shtetit, do të punojë ngushtë me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës, dhe do të marrë rroga, pajisje teknike dhe hetimi, automjete, kompjutera, telefonë, dhe pajisje të tjera komunikimi, trajnim dhe mbështetje të tjera nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Edi Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

10:46 / November 17, 2026

Arlind Qori konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Do të jem kandidat në zgjedhjet e 9 majit

10:18 / November 17, 2026

A u votua? Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e grupit parlamentar

22:00 / November 16, 2026

Analisti/ “PS rrezikon të paguajë koston e çarjes Rama-Veliaj”: Erioni nuk mund të lihet jashtë vendimmarrjes për Tiranën

20:20 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.