Një 61-vjeçar në Fier është arrestuar pasi i vendosi zjarrin një sipërfaqeje pyjore në fshatin Grukë, Seman.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli në fshatin Grykë, Seman.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera, rezulton se ai është autor i dyshuar dhe për ngjarjen e datës 03.10.2020, ku në fshatin Grykë, ka djegur një siperfaqe prej rreth 30 ha me bimësi të ulët dhe pisha.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
