Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fshehu vdekjen e motrës për dy muaj, fqinjëve u thoshte se ishte sëmurë. Nga era e keqe njoftuan Policinë dhe zbuluan tmerrin

21:25 / October 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
serbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka shokuar Serbinë ditën e sotme. Një 55-vjeçar, me aftësi të kufizuara kishte fshehur vdekjen e motrës së tij, duke e mbajtur për më shumë se dy muaj brenda shtëpisë. 62-vjeçarja, Vesna Rajić nuk ishte parë më nga fqinjët, duke ngjallur dyshime. Kur ata pyesnin të vëllanë e saj, ai u përgjigjej shkurt se Vesna ishte sëmurë dhe ishte shtrirë në shtrat. Por me kalimin e ditëve në zonë ndjehej një erë e keqë, e cila shtyu fqinjët që të lajmëronin Policinë. 

Efektivët e Policisë e gjetën 55-vjeçarin në një park lojrash dhe e pyetën për të motrën. Pikërisht pyetja e efektivëve bëri që ai të shpërthente në lot dhe të tregonte gjithë të vërtetën. 

“E pyeta se ku ishte Vesna dhe ai i tha asaj të flinte në shtëpi. I thashë të ndalonte gënjeshtrën sepse u futëm në shtëpi dhe e gjetëm të vdekur. Aty ai filloi të qante dhe e pranoi se e motra i kishte vdekur. Ai tregoi se pësoi vdekje natyrore në korrik, dhe ai pësoi shok nga ndodhia. I frikësuar nga trupi i pajetë i të motrës, ai tha se vetëm e mbuloi dhe i mbylli derën. Gjithë kohën përsëriste: “Nuk dua të shkoj në burg” dhe nisi që të ikte, por unë dhe kolegu im arritëm që të kapnim,”-tha një punonjës policie.

Sipas banorëve të zonës, vëllai i Vesnës nuk është i rrezikshëm. Tri vite më parë ai jetonte me vëllanë e madh, i cili vdiq në spital, dhe më pas nisi të jetonte me Vesnën. Tanimë trupi i dekompozuar i Vesnës është dërguar në morg për të zbuluar edhe shkakun e vdekjes.

fqinjeve fshehu motren serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.