Ka plasur sherri gjatë votimeve për kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në Kamëz.
Bëhet me dije se në spitalin Ushtarak kanë shkuar të dëmtuar me sende të forta Jetmir Premçi dhe Darvin Zalla, të cilët janë zënë me Lorik Baja, i cili mendohet të jetë badigardi i Xhelal Mziut.
Në votimet që janë bërë për kandidatët e PD-së në Kamëz, këta persona janë zënë me grushta dhe sende të forta me njëri tjetrin.
Për ish-kryebashkiakun Xhelal Mziu votuan kundër 268 demokratë, por duheshin 635 vota për ta s’kalufikuar. Mesa duket duke parë numrin në rritje të demokratëve që do të votonin kundra, Mziu ka futur badigardët e tij që të rrihnin votuesit, duke i bërë për spital.