Egreis Gjergjani është një ndër blogeret shqiptare më të njohura në Instagram, ku ka 478 mijë ndekës. Ajo ndan me fansat e saj jetën personale si nënë e tre fëmijëve por dhe biznesin e saj.
Në jnë postim të fundit Egreis ka ndaë një histori të dhimbshme në fillimet e kolegjit në Amerikë, në moshën 14-15 vjeçare, kur dhe u largua nga Shqipëria.
“Nëse takoni dikë në universitet dhe vjen erë, ju duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe deodoranti nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14-15 vjeç. Kur erdha këtu, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e kuptova kur talleshin me mua. Ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time. Nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të, thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës”, thotë blogeria përgjatë videos.
