Ndarja e tyre bëri mjaft bujë disa vite më parë, ku patën akuza dhe kundërakuza ndaj njëri-tjetrit dhe në media u fol shumëçka.
Flasim për çiftin e muzikës, Saimir Çili dhe Suela Kalaja. Ajo ishte e ftuar në “Ftesë në pesë” në Top Channel, bashkë me vajzës, Isea, e cila foli mbi pjesëmarrjen në Voice Kids.
Për divorcin Suela duke e konsideruar diçka normale theksoi se marrëdhënia mes çiftit nuk ka qenë aq e tensionuar sa e përshkruar në media. “Më shumë e agravuan mediat situatën tonë me gjithë budallallëqet që u folën, sesa e kishim ne vetë situatën. Për fëmijën dy njerëz gjithmonë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe ta shoqërojnë bashkë”, tha Suela.
Ndërkohë lidhur me të bijën 10-vjeçare, ajo tha se është shumë krenare dhe shtoi se nuk i ka munguar dhe s’do t’i mungojë mbështetja e saj dhe e ish-bashkëshortit. “Prindërit edhe mund të ndahen, por fëmija mbetet gjithmonë i përbashkët. Edhe tani babin, tek lokali e ka, që po pret tani përjashtë”, sqaroi ajo.
