Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati në Shkodër dyshohet me porosi. Hasanaj: Nuk kam konflikte me askënd

09:27 / October 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mentor hasanaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj ka dhënë dëshminë e tij ndërkohë që është i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranës pasi mbeti i plagosur rëndë nga atentati një ditë më parë.

Ai u plagos bashkë me babain e tij Xhelal Hasanaj një ditë më parë pranë bustit të 5 heronjve të Vigut në rrugën Shkodër-Koplik.

Tashmë ai ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe në deklaratën e tij ka thënë se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe nuk e di arsyen.

“Kam qenë me familjen time në makinë. Papritur na qëlluan dhe u munduam të shpëtojmë. Pasi të shtënat u ndalën pashë që ishim plagosur unë dhe babai. Nuk e di se cila është arsyeja që na kanë qëlluar. Unë nuk kam asnjë konflikt me askënd dhe as babai im apo familja ime. Unë jam drejtor i policisë bashkiake në Malësinë e Madhe por nuk ka asnjë lidhje kjo sepse nuk kam pasur ndonjë debat apo problem të këtyre kohëve apo edhe më përpara. Kam punuar me shumë korrektësi në punën time duke iu shërbyer të gjithëve. Nuk kam asnjë ide përse na qëlluan”, mësohet të ketë thënë drejtori Hasanaj pas ngjarjes së rëndë.

Nga ana tjetër policia ka shoqëruar disa persona në komisariat por deri më tani nuk ka ndonjë autor të dyshuar dhe kanë qenë persona dëshmitar që kanë parë ngjarjen dhe janë lënë sërish të lirë.

Policia vijon hetimet për identifikimin e autorit gjetjen dhe kapjen e tij. Autori ka qëlluar me një motor ndërsa ka pasur skafandër në kokë dhe i veshur me rroba të zeza. Motorin autori e ka braktisur në një rrugë dytësore rreth 500 metër larg nga vendi i ngjarjes dhe është larguar në drejtim të paditur. Policia dyshon se atentatori mund të jetë me pagesë për nga mënyra se si është kryer kjo plagosje e dyfishtë. Objektiv mendohet se ka qenë drejtori Mentor Hasanaj, i cili arriti t’i shpëtojë atentatit pavarësisht se u qëllua me 7-8 plumba pistolete.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.