Isida Mollaymeri është një nga balerinat më të njohura shqiptare, por dhe një vajzë me një tip mjaft sportiv që të bën për vete.
E ftuar në “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, Isida iu përgjigj mjaft mirë pyetjeve thumbuese. E kur vjen fjala te kujtimet, sidomos tek ato të fëmijërisë ajo ka çfarë të tregojë.
Gjatë intervistës ajo u pyet nëse e kishte të mbushur dhomën me kujtime. “Në fakt unë fle me tre arusha”, tha ajo duke shkaktuar të qeshura në studio.
