Policia e Shkodrës bën të ditur se ka vënë në pranga një 22-vjeçar dhe bashkëpunëtorin e tij për shpërndarje të lëndës narkotike.
Në shtëpinë e B. Ç policia gjeti 277 doza kanabis gati për shitje, ndërkohë që hetimi ka nisur dhe për të atin e tij, I. Ç pasi u gjet edhe një thikë me dorezë metalike.
NJOFTIMI I PLOTE
Shkodër
Vihet në pranga një person me precedent kriminal të theksuar në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.
Arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e bërë gati për shitje.
Strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person me rrezikshmëri shoqërore që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur e vënë në pranga shtetasit:
- B. Ç. 22 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër dhe I. S. 25 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç. (babai i shtetasit B. Ç.).
