Cadet, reperi i famshëm britanik ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë.
28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Blaine Cameron Johnson ishte duke shkuar për një koncert në Staffordshire, ku dy mjete u përplasën rreth orës 1.30 të natës shkruajnë mediat britanike.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë, ai nuk i mbijetoi plagëve të marra, teksa drejtuesit e dy mjeteve janë aktualisht në spital në gjendje të rëndë. Kanë qenë familjarët e reperit që kanë dhënë lajmin e hidhur përmes llogarisë së tij në Instagram. Menaxheri i Cadet tha se ai ishte pasagjerë në një taksi në momentin që ndodhi aksidenti.
