Vdes në spitalin infektiv 34-vjeçari nga Korça.
I riu ishte i infektuar me Covid-19 dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin infektiv në QSUT.
Burime nga QSUT konfirmuan se pacienti ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Burimet zyrtare në QSUT thonë se i riu ka paraqitur vështirësi në frymëmarrje.
Po sot, një rast tragjik u shënua në Tiranë ku humbi jetën një 43-vjeçar si pasojë e Covid, zyrtar i bashkisë së Tiranës.
Mjekët bëjnë apel që asnjë simptomë që lidhet me Covid nuk duhet neglizhuar.
