Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një makinë tip “Golf” ka përplasur një kalimtare.
Aksidenti ndodhi pak minuta më parë në unazën e qytetit, ndërsa fatkeqësisht ka humbur jetën një vajzë 20 vjeçare.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti, ndërkohë që ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
