Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tronditen nxënës e mësues në shkollë, një djalë 9-vjeçar gjen vdekjen në klasë

22:00 / October 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nxenesi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarje e rëndë në mjediset e një shkolle publike ku një fëmijë vdiq në klasë në mënyrë të papritur dhe rrethana që po hetohen nga një grupi posaçëm hetimor.

Vdekja e fëmijës ndodhi sot kur i vogli kishte pak që kishte mbërritur në shkollën e Stavrodromi, në Akaia në Prevezë, Greqi.

Është e paqartë se çfarë ndodhi me vogëlushin Jorgo Bardhyli, 9 vjeç nga Skiada e Prevezës. Dëshmitarët thanë se ai u rrëzua papritmas dhe nuk u përmend më.

Nxënësi nëntë vjeçar nga Preveza, humbi jetën edhe pse në shkollë mbërritën dy autoambulanca. Por ato nuk vlejtën për të mbajtur në jetë vogëlushin.

Incidenti ka zhytur në pikëllim shkollën dhe të gjithë komunitetin arsimor. “Ne shprehim pikëllimin tonë, por edhe mbështetjen për prindërit, nxënësit dhe mësuesit e shkollës së fëmijës. Është një ditë shumë e vështirë për komunitetin arsimor”, tha Tassos Stavrogiannopulos, president i Shoqatës së Mësuesve të Akaias.

Për këtë ngjarje reagoi edhe ministrja e Arsimit, Nikis Kerameos. Ajo kontaktoi drejtorin e shkollës ku po shkonte nxënësi, si dhe familjen e tij, për të kuptuar pse ndodhi kjo vdekje e dhimbshme.

Të dhënat e para flasin për vdekje nga shkaqe patologjike. Mësohet se fëmija i ndjerë kishte një problem në zemër që në moshë të vogël, megjithatë ai kishte një certifikatë shëndetësore ku konfirmohej i shëndetshëm për të ndjekur shkollën.

9 vjecar nxenes tronditen vdekjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mashtrim me investime të rreme në Itali, 17 persona nën hetim, mes tyre edhe shqiptarë

22:41 / November 11, 2026

Vance ka pak shanse si pasardhësi i mundshëm i Trump, ja kush pritet të kandidojë për president të SHBA

22:03 / November 11, 2026

Ndërron jetë papritur ambasadori rus në SHBA, Alexander Darchiev, në moshën 66-vjeçare

20:18 / November 11, 2026

300 shkolla në Itali u evakuuan pas kërcënimeve për bomba

17:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.