Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ballkani futet mes ‘luftës së ndezur’, aktivisti zbulon burimin e armëve: Serbia furnizoi Armeninë, e mbushi me raketa-hedhës

20:31 / October 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Farid Shafiyev
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konflikti i armatosur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për të vënë nën kontroll Nagorno-Karabakh është përshkallëzuar duke i ka marrë jetën 500 personave. Farid Shafiyev, kreu i qendrës për analiza dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Baku, në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, tregon shkaqet e prishjes të armëpushimit arritur të shtunën me ndërmjetësimin e Moskës.

Farid Shafiyev: Azerbajxhani është duke iu përgjigjur një operacioni ushtarak të Armenisë. Reagimi Azerbajxhanit është për një territor të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Që në fillim të 1990-tës, Armenia pushtoi 20% të territorit të Azerbajxhanit dhe i mban këto territore nën kontroll. Tani që flasim Azerbajxhani vendosi ti çlirojë këto territore. Armenia vijon të bombardojë infrastrukturën civile përfshi edhe shtëpi përtej frontit të luftës. Dy ditë më parë ne pamë se si pala armene lëshoi raketa në drejtim të qytetit të dytë më të madh Ganxha ku janë vrarë 10 persona. Forcat ushtarake të Azerbajxhanit kanë mundur të avancojnë dhe të çlirojnë disa territore në Nagorno-Karabakh.  Të shtunën u arrit një armëpushim që ne po mundohemi ta respektojmë por fatkeqësisht Armenia e shkeli.

Farid Shafiyev flet edhe për pasojat dhe atë çfarë ka prodhuar ky konflikt.

Farid Shafiyev: Kjo luftë ka nisur gati 24 vite më parë, dhe ka prodhuar gati  1 milion refugjatë të cilët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre.  E gjitha kjo është mizore dhe duhet të ndalojë. Është një tragjedi. Fatkeqësisht komuniteti ndërkombëtar nuk ndërhyri për këtë veprim të Armenisë duke mbyllur gojën. Kemi gati 30 vite që po mundohemi ta zgjidhim këtë problem paqësisht, por fatkeqësisht Armenia u largua nga procesi gjetjes së paqes.

Farid Shafiyev tregon se në këtë luftë po përdoren edhe armë me origjinë nga Ballkani.

Farid Shafiyev: Në Armeni ndodhet një bazë e ushtrisë ruse dhe është pjesë e një unioni ushtarak me Rusinë. Furnizuesi kryesor me armatime është Rusia. Përtej Rusisë, në përplasjet ushtarake të Korrikut 2020 mundëm të marrim, informacione edhe për një furnizim me armë të ardhur në Armeni nga Serbia. Bëhet fjalë për raketa hedhës. Presidenti Serbisë i telefonoi presidentit të Azerbajxhanit duke i kërkuar ndjesë pasi kjo dërgesë me armatime ishte realizuar nga një kompani private.

Marrë nga Top Channel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.