Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Njihuni me pajisjen LRAD, armën zanore që Greqia do të përdorë kundër emigrantëve

20:54 / October 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia ka vendosur përdorimin e armëve me valë zanore në kufijtë e saj me Turqinë, për të ndaluar emigrantët e paligjshëm të kalojnë në Evropë.

Arma me valë zanore, e krijuar fillimisht për komunikime në distanca të largëta, është menduar të përdoret si një metodë e duhur për të kontrolluar turmat e emigrantëve.

Pajisjet tanimë janë vendosur në provincën greke të Alexandroupolis, përgjatë lumit Maritsa, i cili përshkon Ballkanin dhe Evropën Juglindore. Këto pajisje njihen si armë sepse mund të lëshojnë valë aq të fuqishme zanore sa të shkaktojnë dhimbje dhe tronditje në trupin e njeriut.

Plani kryesor i Greqisë është t’i përdorë ato për të larguar turmat që mund të përpiqen të kalojnë një kufi tokësor, ose të dalin në breg me anije.

Këto lloj armësh përdoren në aeroporte për të mbajtur larg jetën e egër, në ferma të ndryshme apo rreth objekteve të energjisë bërthamore. Gjithsesi, përdorimi i tyre tek njerëzit është më i diskutueshëm, nga dëmi që mund të shkaktojnë.

Pajisjet e quajtura LRAD, të njohura gjithashtu si topa të zërit dhe armë zanore, mund të përdoren në tokë ose të montohen në automjete.

Ndërkohë, Greqia përveç këtij hapi të ri ka dërguar roje shtesë kufitare në zonë, ka vënë në dispozicion katër dronë dhe 15 kamera termike, për të ndihmuar në zbulimin e kalimeve të natës nga emigrantët.

Deri tani, për shkak të numrit të madh të emigrantëve që futen në Greqi nga Turqia në përpjekje për të kaluar në Evropë, autoritetet greke kanë marrë masa të mëdha që nga muaji Shkurt. Ato kanë filluar me mbylljen e një pike kontrolli me Turqinë, madje forcat greke kanë hapur një llogore në atë pikë kufitare dhe kanë rritur numrin e rojeve. Kanë vendosur gardhe të gjera me tela e me gjemba në brigjet e lumit Maritsa. Pavarësisht kësaj, mijëra emigrantë vazhdojnë të kalojnë lumin me anije për të hyrë në vend.

polici

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.