Greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit ka hyrë në ditën e 18-të të saj ndërkohë që gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar së tepërmi. Mjekwt kwshillojnw qw ata tw largohen nga greva.
“Mjediset ku po zhvillohet greva nuk janë të përshtatshme, prandaj duhet të dilni nga greva”, janë shprehur mjekët.
Një ditë më parë naftëtarët arritën të futen me forcë brenda ambienteve të uzinës. Ata kërkojnë marrjen e pagave dhe të librezave të punës.
Naftëtarët thonë se janë në pritje të një përgjigje nga kryeministri ose ministrja Balluku.
