Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Abuzimet me çmimet e dezinfektantëve në pandemi, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 24 kompani

14:20 / October 15, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dezinfekant ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës gjobiti sot 24 kompani të tregtimit me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore për moszbatimin e masave të përkohshme të vendosura nga ky institucion në muajin mars.

10 prej kompanive u gjobitën njëkohësisht edhe për mosdhënien e informacionit të kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës.

Secila prej kompanive, që refuzoi zbatimin e masave të përkohshme, u gjobit me nga 1 milion lekë, ndërsa kompanitë që njëkohësisht refuzuan dhënien e informacioni u gjobitën me 2 milionë lekë. Vlera totale e gjobave të vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës ishte 34 milionë lekë.

Komisioni i Konkurrencës vendosi në datën 18 mars 2020 hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore, për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës.

Në kushtet e emergjencës shëndetësore, për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore (dezinfektant, alkool dhe maska), Komisioni vendosi si masa të përkohshme detyrimin e të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore të jenë transparente në vendosjen e çmimit të shitjes së materialeve dezinfektant, alkool dhe maska, si dhe aplikimin e çmimeve të orientuara drejt kostos dhe publikimit e tyre në faqet zyrtare të internetit të ndërmarrjeve apo në kanalet e tjera të komunikimit.

Nga analiza e sjelljes së ndërmarrjeve gjatë periudhës shkurt-maj 2020 në tregun e tregtimit me shumicë të materialeve maska, alkool dhe xhel-dezinfektant, konstatohet se ato kanë vazhduar të rrisin në mënyrë të pajustifikuar çmimet, duke mos zbatuar masat e përkohshme të Autoritetit.

Në përfundim të hetimit paraprak, Autoriteti vendosi gjithashtu detyrimin që të 24 ndërmarrjet nën hetim të mos bëjnë marrëveshje dhe praktika të bashkërenduara, të cilat kanë si objekt ose pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg.

Ndërmarrjeve iu ndalohet shprehimisht të caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; të kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; të ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit; në marrëdhëniet tregtare me palët e tjera, zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të njëjta, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; të kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave.

Njëkohësisht, Autoriteti vendosi hapjen e hetimit të thelluar në tregun në fjalë, hetim që do të përfshijë periudhën 1 nëntor 2019-1 shtator 2020.

Po sot, Autoriteti i Konkurrencës urdhëroi ndërmarrjen Megapharma të furnizojë me vaksinën kundër gripit të gjitha depot dhe farmacitë në vend dhe jo vetëm rrjetin e farmacive Orange, që kontrollohet prej saj.  Nëse Megapharma nuk e zbaton masën e përkohshme të vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës, ajo rrezikon gjobë deri në 10% të xhiros vjetore, për shkelje të rëndë të konkurrencës.

Gjoba u vendos ndaj ndërmarrjeve “CFO Pharma” SHPK, “Delta Pharma – AL” SHPK, “Pharma One” SHPK, “Intermed” SHPK, “Alfarmakos” SHPK, “Trimed” SHPK, “Megapharma” SHPK, “Evita” SHPK, “IMI – Farma” SHPK, “Fufarma” SHA, “Medicamenta” SHPK, “Mini Invest Albania” SHPK, “Delta Med” SHPK, “O.E.S Distrimed” SHPK, “Montal” SHPK, “MSE” SHPK, “Farma Net Albania” SHPK, “Tresi – Farm” SHPK, “Incomed” SHPK, “Florifarma” SHPK, “Lekli” SHPK, “Dial – ALB” SHPK, “Sirol 2008” SHPK, “Aquila Group” SHPK në tregun e shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore për mos zbatimin e masës së përkohshme të VKK nr. 685, datë 18.03.2020 “Për marrjen e masës së përkohshme për vendosjen e konkurrencës në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.